LifeStyle

Keni thonj të hollë të cilët lehtë pëlcasin: Me këtë super-recetë do të jenë një e kaluar!

Nga të gjitha anët keni receta të ndryshme për kurën dhe rritjen e thonjve, si edhe llak thonjsh për të blerë të cilët do të duhej t’i forconin dhe rrisnin më shpejt

Sado që ndonjë prej tyre të jetë efikas, përbërja e tyre në të shumtën e rasteve është toksike, prandaj nuk është edhe aq e rekomandueshme t’i përdorni.

Në vend të shpenzimit të panevojshëm të parave, kemi një recetë e cila përfshin disa nga përbërësit e njohur të kurës së lëkurës.

Mbase gishtat do të jenë të ndjeshëm paksa ndaj hudhrës, mirëpo ia vlen nëse do t’i forcojë thonjtë tuaj, apo jo?

Përbërësit:

– vaj ulliri,
– një thelb hudhre,
– lëng portokalli të freskët apo limoni.

Veprimi:

Për fillim grini hudhrën sa më imët që mundeni, shtypeni dhe përzieni me lëngun.

Njomni thonjtë në përbërjen e përgatitur dhe mbani rreth dhjetë minuta. Pastaj zhytni në vaj ulliri dhe lini të veprojë së paku 15 minuta.

Për rezultate më të mira ky tretman bëhet dy herë në javë, nuk kërkon shumë kohë, ndërkaq rezultatet shpejt shihen.