LifeStyle

Keni vepruar gabim! Ja pse nuk duhet t’i mbani syzet e diellit kur jeni duke drejtuar makinën

Kjo nuk është hera e parë që do të lexoni se sa të rëndësishme janë syzet e diellit. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga rrezet e rrezikshme të diellit dhe pa to rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të syrit si degjenerimi makular, katarakti etj.

Megjithatë, ka disa njerëz që nuk i heqin kurrë syzet e diellit nga fytyra, edhe kur nuk ka rreze dielli. Çfarë mund të ndodhë përmes kësaj praktike?

Mos heqja e syzeve të diellit i mban bebëzat tona të zgjeruara për periudha të gjata kohore. Kjo e ekspozon të gjithë sistemin tonë vizual ndaj më pak dritë dhe mund të zvogëlojë aftësinë e retinës sonë për t’u përshtatur shpejt me kushtet e dritës më të ndritshme.

Përveç kësaj, një hulumtim zbuloi se drita është thelbësore për ruajtjen e një ritmi natyral dhe kur sytë nuk marrin dritë të mjaftueshme, kjo mund të shkaktojë lodhje të syve dhe të çojë në përgjumje, sidomos kur jemi duke drejtuar makinën.