![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/kepi-i-tundimeve-me-vip-a-zbulohen-personazhet-qe-do-te-marrin-pjese_6479eeac1b975.jpeg?resize=1140%2C628&ssl=1)
Reality show “Kepi i Tundimeve” u realizua për herë të parë vitin e kaluar në bregdetin e Kepit të Rodonit, ku personazhe të njohur e të panjohur duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit, në këmbim të një shpërblimi.
Edhe këtë verë, programi do të jetë sërish në ekranin e “Top Channel”, ndërkohë që kanë dalë disa detaje të reja mbi risitë e këtij sezoni.
“Kryefjala” ka zbuluar se “Kepi i Tundimeve” këtë verë do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur si Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba dhe partnerja e ti, e shumë të tjerë.
Thuhet se moderimi do t’i besohet Kiara Titos dhe opinioniste do të jetë Monika Lubonja.