ShowBizzz

Kepi i VIP-ave/ Kiara Tito moderatore, si e priti Luiz Ejlli projektin e partneres

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit.

Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.

Kiara ka treguar se Luiz është shprehur shumë suportues dhe entuziast, si në çdo projekt tjetër që moderatorja ka marrë përsipër.

Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur.”- u shpreh Kiara.