Takat kontroversiale të vitit 2010 po rikthehen dhe duket se janë në kohë për vjeshtën.
Vajzat e modës po presin ‘ringjalljen’ e “Tumblr summer”, në nder të blogut të famshëm që dikur ishte platforma e postimeve të çuditshme.
Çizmet e famshme Litta të Jeffrey Campbell kanë dalë tashmë nga harresa bashkë me ‘arsenalin’ e tyre. Vetëm pak pas javëve të para nga rikthimi në treg, janë shitur 430 palë prej çizmeve 195 dollarëshe, ndërsa shumë të tjerë ndoshta i kanë ende në dollap.
Çizmet me lidhëse e thumba metalikë ishin asokohe më të famshmet e momentit, madje edhe për nuset sepse kompania nxori edhe një koleksion të posaçëm.
Përtej famës, çizmet me ngjyra e modele të ndryshme, hasën edhe kritika të forta e madje u quajtën edhe “këpucët më të shëmtuara të botë”. Megjithatë sot këpucë të tilla janë fjala e fundit e modës dhe trendeve, ndaj s’është edhe aq e habitshme që të rikthehen.