
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka folur për mediat greke lidhur me kërcënimet e Athinës zyrtare në çështjen e integrimit, për shkak të Fredi Beleri.
Ai tha se BE nuk do të ndërhyjë në çështje dypalëshe, pasi ka besim se gjithçka do të zgjidhjet duke zbatuar parimet dhe rregullat. Mirëpo theksoi se në këtë çështje duhet të zbatohet sundimi i ligjit.
“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat.
Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit,” tha Stano.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo