Lajme

Kërcënoi familjen Haradinaj, kërkohet paraburgim ndaj Korab Bajgorës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për kërcënim ndaj ish-kryeministrit njëherit liderit të AAK-së Ramush Haradinajt dhe familjes së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për personin me ç’rregullime mendore”, tha Nikçi.

Korab Bajgora aktualisht është i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë.

Rreth arrestimit të Bajgorës Klankosova.tv kishte raportuar gjatë ditës së djeshme.

Të Ngjashme