Kërkesa globale për trajtime kundër obezitetit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga dy liderët e tregut, Zepbound i kompanisë Eli Lilly dhe Wegovy i Novo Nordisk.
Megjithatë, Pfizer aktualisht nuk ka produkte të tilla në treg. Kompania njoftoi se i ka dhënë fund zhvillimit të një trajtimi të mundshëm në formë pilule një herë në ditë, përpara se të niste testimet në fazën e vonë klinike – hapi më i madh dhe më i kushtueshëm në procesin e zhvillimit të barnave.
Ky vendim vjen në një kohë kur sektori farmaceutik përballet me presion të fortë nga qeveria amerikane për uljen e çmimeve të barnave. Në fund të korrikut, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u dërgoi letra 17 prodhuesve kryesorë, duke kërkuar hapa konkretë deri më 29 shtator, ndërsa ka paralajmëruar edhe mundësinë e vendosjes së tarifave tregtare.
Ndërkohë, parashikimet për tregun e ilaçeve kundër obezitetit janë shumë optimiste. Goldman Sachs e vlerëson aktualisht në 28 miliardë dollarë, me rritje të pritshme në 95 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Ndërsa Morgan Stanley shkon edhe më tej, duke parashikuar një treg prej 150 miliardë dollarësh deri në vitin 2035.
Pas njoftimit, aksionet e Pfizer u rritën me mbi 2.5% në bursën e Wall Street, ndërsa aksionet e Metsera shënuan një rritje të fortë prej mbi 60%.
