Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të pandehur për veprën penale “Vrasje e rëndë” një ditë më parë në Bokshiq të Klinës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot pasdite.

Një person është vrarë mbrëmë në Klinë nga vëllai i tij. Rastit i kishte paraprirë një fjalosje. I dyshuari ishte arrestuar në vendngjarje./teve1.info/

Të Ngjashme