LifeStyle

Këshilla: Kur s*ksi për herë të parë është tejet i keq, tri gjëra që duhet të keni parasysh

Seksi për herë të parë nuk është gjithmonë gjëja më magjepsëse.

Lidhja me një partner të ri, edhe me një partner që ju pëlqen, mund të jetë e vështirë, të ndihet e pakëndshme ose thjesht ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se s’mund të bëhet më mirë.

Vendosja e pritshmërive shumë të larta është me rrezik, sepse shton edhe shanset për dështim

Pas herës së parë pyesni veten: “A po përqendrohesha tek momenti apo isha përqendruar aq shumë në përvojën që kisha krijuar në mendjen time?”

Nëse po e krahasoni këtë përvojë seksuale me atë që keni imagjinuar ose me partnerë të kaluar, ju po humbisni atë që është përpara jush.

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë në lidhje me atë se çfarë dëshironi të dy në shtrat

Seksi i keq në fakt, shpesh është thjesht pasojë e një komunikimi të keq. Ju duhet të komunikoni për seksin me partnerin tuaj, në mënyrë verbale ose joverbale.

Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se komunikimi është një rrugë me dy drejtime; kur shprehni dëshirat tuaja, sigurohuni që të pyesni edhe për të tjetrit/ës.

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një problem i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj.

Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani mend se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit.