Shëndetësi

Këshilla nga mjeku Ilir Allkja: Ju ndoshta nuk i dini

JU NDOSHTA NUK I DINI

Më poshtë po përshkruaj disa opinione të gabuara për pirjen è ujit.

[➡️] Pini ujë pak

Koncept i gabuar pasi trupi jonë përbëhet kryesisht nga uji dhe e përdor atë në shumë mënyra.

Uji është thelbësor për metabolizmin, ndihmon tretjen, largon toksinat, ndalon formimin e gurëve në veshka dhe hidraton lëkurën tuaj. Sasia minimale e rekomanduar ditore është 12 gota për gratë dhe 16 gota 200 ml.

[➡️] Pini me shishe plastike.

Koncept i gabuar pasi ambalazhet plastike me Bisfenol A që përdoren për shumë pije përfshirë ujin janë të dëmshme. Ekspertët besojnë se kimikati luan një rol në disa probleme shëndetësore përfshirë çrregullimet hormonale, diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare e ato nervore.

Zgjidhni shishe plastike që shkruajnë se nuk përmbajnë BPA, shishe qelqi ose çeliku inox.

[➡️] Mos e pini ujin e ftohtë

Koncept i gabuar pasi në fakt uji i ftohtë nuk i ngushton enët e gjakut dhe as nuk e vështirëson tretjen e ushqimit. Uji i ftohtë është një mënyrë e lehtë për t’u freskuar dhe për t’u hidratuar kur je i nxehtë.

[➡️] Shtoni fruta në ujin që pini

Koncept i gabuar pasi vërtetë shtimi i frutave ose perimeve të prera e bën ujin më të shijshëm por nëse nuk jeni të kujdesshëm në larjen e tyre mund ta mbushë atë edhe me baktere të tilla si salmonela dhe E.coli.

Frutat dhe perimet e prera në të njëjtën dërrasë të përdorur për të prerë mish, peshk, pulë janë burim sëmundjesh.

[➡️] Frapetë dhe pijet alkolike, freskojnë.

Koncept i gabuar pasi alkooli dhe kafeina janë diuretikë, që do të thotë se ato e nxisin trupin tuaj të prodhojë më shumë urinë. Urinimi i shpeshtë mund të çojë në dehidratim e humbje kripërash. Për ta shmangur këtë, kombinoni pijet tuaja një për një: kjo do të thotë një gotë ujë për çdo filxhan kafe ose gotë pije alkoolike.

[➡️] Ilaçet pihen me pak ujë.

Koncept i gabuar. Kur merrni tableta ilaçesh, përdorni gota të plota uji, pasi këto duan rrjedhë të mirë uji për t’u zhvendosur nga fyti në stomak. Kështu edhe shpëtoni fytin nga acarimi prej barnave edhe hidratoheni.

[➡️] Uji me aroma artificiale është më i mirë.

Koncept i gabuar pasi vërtetë në treg ka plot ujë me aroma frutash por studimet tregojnë se aromatizuesit dhe ëmbëlsuesit artificialë që ato kanë mund t’ju vënë në rrezik më të lartë për diabetin e tipit 2, sëmundje të mëlçisë dhe disa lloje kanceri. Mundohuni të shmangni çdo gjë që përmban sheqer, shurup misri, fruktozë, aspartam ose sukralozë. Përdorni limon, kalcium, nenexhik, birzilokë ose kastravecë në vend të tyre. Mos harroni t’i lani më parë.

[➡️] Mos e pini ujë kur jeni të lodhur!

Koncept i gabuar pasi lodhja mund të jetë shenjë direkte e dehidratimit. Ju humbni ujë çdo orë përmes funksioneve bazë të trupit. Pirja e ujit ju kthen energjinë e freskinë.

[➡️] Pini ujë para se të shkoni në shtrat.

Koncept i gabuar pasi pasi në fakt nuk vlen të pini ujë para gjumit dhe të kaloni gjithë natën në banjo. Kjo ju prish gjumin, dhe ju shkatërron të nesërmen.

Pijeni ujin gjatë gjithë ditës dhe stopojeni në darkë vonë.

[➡️] Uji i lumenjve dhe përrenjve është i pastër.

Koncept i gabuar pasi Burimet natyrore të ujit, përrenjtë, lumenjtë mund të duken të qarta dhe të pastra, por ka shumë shkaktarë që mund t’i kontaminojnë ato. Kjo përfshin bimët toksike, urinën, jashtëqitjet e kafshëve, kafshë e insekte të ngordhura si dhe hedhjen e paligjshme të kimikateve. Trajtoni ujin në natyrë me tableta klori ose filtra uji para se ta pini.

Të Ngjashme