
E nesërmja pritet të një ditë e gjatë dhe me ngjarje të shumta. Kjo pasi nesër, 18 dhjetor do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend, ku do votohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës dhe pas të bëhet arrestimin e tij.
E teksa Këshilli i Mandatit, ku të pranishëm do jenë edhe prokurorët e SPAK, do diskutojnë dhe do votojnë për heqjen e mandatit të Berishës, ish kryeministri ka thirrur protestë.
Berisha ka thirrur protestën në orën 11:30 tek Kryesia e Kuvendi. Gjithashtu një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.
“Opozita e të drejtave të mohuara në akson”, ky është edhe slogani iu kësaj proteste.
SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet mandati pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. E ndaj SPAK kërkon që Berishës t’i hiqet mandati në mënyrë që për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.
Prokuoria e Posaçme akuzon Sali Berisha se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë, në kompleksin Partizani.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo