ShowBizzz

Kështu duket Malësori shumë vite pas hitit “Kthehuni”

Këngëtari nga Mali i Zi, Malësori, vazhdon të mbetet i dashur për publikun shqiptar, prej suksesit të këngës së tij të famshme “Kthehuni”.

Me këtë këngë, ai bëri një thirrje të fuqishme për kthimin e djemve e vajzave shqiptare të mërguar, duke prekur thellë zemrat e atyre që jetojnë larg vendlindjes.

Edhe pse vite kanë kaluar nga lansimi i saj, kënga ende dëgjohet me mall dhe krenari, shkruan “Kosovarja”.

Malësori jeton dhe vepron në Prishtinë, ku vazhdon aktivitetin e tij muzikor. Nuk është aktiv me videoklipe të reja, por zëri dhe mesazhi i tij jetojnë ende në zemrat e shqiptarëve.



ks