2
Ish “Miss Kosova”, Diana Avdiu, është shtatzënë dhe po kalon një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit momente nga kjo fazë e re, duke konfirmuar pritjen e ëmbël, shkruan “Kosovarja”.
Këto ditë, Diana po qëndron në Paris, nga ku ka publikuar disa video dhe fotografi. Në pamjet e shpërndara, ajo shihet duke përkëdhelur barkun, e veshur thjesht dhe pa grim.
Paraqitja e saj natyrale reflekton një gjendje të mirë emocionale, ndërsa duket se po e shijon maksimalisht këtë periudhë larg zhurmës dhe angazhimeve publike.

ks
