ShowBizzz

Këta janë dy banorët e rinj që do të futen në “Big Brother VIP Kosova”

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” do t’i bashkohen edhe dy personazhe të tjerë.

“Telegrafi” bën me dije se dy emrat e rinj që pritet të futen në programin e njohur janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Ard Gashi është një këngëtar i ri, i cili ka disa projekte muzikore të publikuar dhe mjaft të pëlqyera nga publiku.

Ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.



lokimagazine