BBV

Këta janë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së që iu shtuan votat më së shumti pas rinumërimit

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon edhe sot, ndërsa deri më tani janë numëruar 1 mijë e 289 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 557, që përbën 50,41 për qind të totalit.

Sipas raportimeve, rinumërimi ka sjellë ndryshime të dukshme në votat preferenciale të disa kandidatëve, veçanërisht nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës .

Nga radhët e LDK-së, disa kandidatë kanë shënuar rritje të votave pas rinumërimit. Kandidati që duket se ka përfituar më së shumti deri tani është Paris Guri, të cilit i janë shtuar 378 vota.

Pas tij renditen:

Ukë Rugova: +205 vota

Armend Zemaj: +127 vota

Për rastin e Paris Gurit, ditë më parë kishte reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte aluduar se votat e tij ishin tjetërsuar nga “të vjetërit” e partisë.

Ndërkohë, pas rinumërimit të mbi gjysmës së kutive të planifikuara, PDK po shënon rritje të konsiderueshme të votave për disa nga kandidatët e saj kryesorë.

Sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve, në krye të listës për nga shtimi i votave qëndron:

Arian Tahiri: +873 vota

Uran Ismaili: +721 vota

Rinumërimi ka sjellë shtim votash edhe për një numër kandidatësh të tjerë të PDK-së:

Përparim Gruda: +510 vota

Vlora Çitaku: +452 vota

Jona Hoxhaj: +450 vota

Abelard Tahiri: +449 vota

Bekim Haxhiu: +367 vota

Artan Behrami: +318 vota

Sala Jashari: +311 vota

Ky proces po përcillet me interes të madh, pasi ndryshimet në numrin e votave mund të jenë vendimtare për renditjen finale të kandidatëve dhe për përcaktimin e ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

Të Ngjashme