Një nga fantazitë seksuale më të zakonshme është të mendosh për dikë tjetër ndërsa bën dashuri me partnerin
Është një mendim i konsoliduar se kjo gjë u ndodh çifteve për shkak të një rutine seksuale që është bërë e mërzitshme, por jo domosdo e drejtuar kundër partnerit, por vjen deri te fantazimi.
Më shumë se gjysma e burrave dhe grave fantazojnë të bëjnë seks me dikë tjetër ndërkohë që janë duke e bërë atë me partnerin e tyre, dhe zakonisht është dikush i famshëm, kanë zbuluar studiuesit.
Rreth 62 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve thanë se mendojnë të qëndrojnë në shtrat me dikë tjetër, shkruan “The Sun”.
Faqja e takimeve saucydates.com pyeti 8.371 anëtarë se për kë mendojnë vërtet kur bëjnë seks.
Gratë, pranuan se fantazojnë për yjet e filmit si Daniel Craig, Brad Pitt dhe Bradley Cooper.
Burrat gjithashtu emëruan aktoret kryesore në fantazitë e tyre, nga Rihanna dhe Katy Perry deri te Lady Gaga, Rita Ora dhe Jennifer Aniston.
Si burrat ashtu edhe gratë, si përgjigje e shpeshtë, thanë se nuk mund t’u hiqte nga koka mendimi për ta bërë këtë me miqtë e tyre më të mirë, kolegët e punës, yjet pornografike, partnerët e miqve të tyre, ish-partnerët ose dikë që do të kishin kaluar natën.
Fantazitë e grave janë më erotike – 50 për qind e të anketuarve thanë se fantazonin të ishin në plazh ose në një dhomë hoteli me dikë tjetër ndërsa bënin dashuri me partnerin e tyre. Vetëm 35 për qind e meshkujve thanë të njëjtën gjë.
“Të dyja gjinitë e bëjnë këtë. Ndonjëherë pyes veten se sa çifte mendojnë për njerëzit e tjerë në të njëjtën kohë gjatë seksit. Në fakt, gjithçka është mjaft normale, por le të shpresojmë që askush të mos e thotë emrin e personit të famshëm që po imagjinon, sepse kjo mund të jetë paksa e sikletshme”, tha me shaka autori i studimit, David Means.