Detaje të reja kanë dalë pas përplasjes së dhine së dhunshme mes tre të paraburgosurve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur Denis Bajri(Brajoviç) dhe Jurgen Zotaj. Mediat bëjnë me dije se Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto, të cilët dyshohet se kanë lidhje me grupin e Rrajave, janë përplasur me Denis Bajrin, i konsideruar si pjesë e grupit të Shkodrës.
Tre të paraburgosurit, sipas hetuesve, prej kohësh kalonin kohë së bashku në ambientet e përbashkëta të sektorit dhe nuk rezulton të kenë pasur më herët konflikte mes tyre. Pikërisht për këtë arsye, grupi hetimor dyshon se ngjarja nuk ka qenë një konflikt i çastit.
NEWS Keijsi surprizon Inën, mes dhjetëra motorësh e me një buqetë të madhe me trëndafila(Foto)Një nga pistat që po hetohet është ajo e një mesazhi të përcjellë nga grupe rivale. Ndërsa burimet mediatike bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që plagosja e Bajrit të jetë urdhëruar ose nxitur nga persona të tjerë, përfshirë edhe persona të lidhur me grupin e Ibrahim Licit, ose vetë ky i fundit, me të cilin grupi i Shkodrës ka pasur prej vitesh përplasje të ashpra.
NEWS Përshkallëzohet situata në Iran, Trump bën kërcënimin e fortëNë momentin e përplasjes, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto i janë afruar Bajrit me një telefon në dorë dhe i kanë thënë: “Këtë mesazh e ke nga filani”. Pas kësaj, dyshohet se e kanë sulmuar me një thikë artizanale. NdërsaBajri është kundërpërgjigjur, ka marrë thikën dhe e ka lënë të plagosur Zotajn.
Të dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas informacionit të deritanishëm, ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është firmosur transferimi i tyre.
NEWS Ndërtues i veprave më të mëdha energjetike të vendit, ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquarNë kuadër të hetimeve janë sekuestruar thika artizanale e përdorur gjatë konfliktit, si dhe telefoni celular që dyshohet se është përdorur për përcjelljen e mesazhit.Celulari pritet t’i nënshtrohet ekspertizës, përfshirë verifikimin e komunikimeve, në mënyrë që hetuesit të zbardhin se me kë është komunikuar dhe nëse telefonata ka lidhje me sulmin.
