LifeStyle

Këtë vjeshtë nuancën bordo nuk do ta mbajmë vetëm në thonj dhe buzë

Rimelët dhe skuqjet në nuanca burgundy janë gjithçka që duam nga sezoni i ri dhe ja si

Në pamje të parë, këto nuanca mund të duken të komplikuara për t’u aplikuar – rimelët e kuq të errët mund të shkojnë lehtësisht në drejtimin e gabuar.

Nuanca ikonë e Chanel Eros është sigurisht e para në listë dhe thjesht duket shumë më interesante sesa tonet e pritshme të zezë dhe gri, dhe nëse unë mund ta aplikoj, mendoj se çdokush mund ta bëjë.

Pra, nëse po kërkoni një mënyrë për të freskuar pamjen tuaj të përditshme të grimit, hijet e syve dhe lapsat në ngjyrë burgundy mund të jenë zgjedhja e duhur.

Maskara për vetulla në këtë nuancë është po aq një zgjedhje e mirë, veçanërisht për ato që tashmë i pëlqejnë rimelët ngjyrë kafe.

Kjo nuancë e thellë e kuqërremtë-vjollcë mund të duket paksa “avangarde” në shikim të parë, por çuditërisht është e aplikueshme.

Burgundy është një alternativë e shkëlqyer për nuancat e zakonshme kafe, bakri dhe ari, të cilat njerëzit i zgjedhin më shpesh, dhe gjithashtu duket mirë në tone të ndryshme lëkure.

Për një pamje gjatë ditës, së bashku me një laps, një shtresë e lehtë e nuancës kremoze në të gjithë kapakët do t’i bëjë sytë të shkëlqejnë, veçanërisht nëse janë të gjelbër ose ngjyrë lajthi. Një nuancë burgundy shumë e pigmentuar në kombinim me një eyeliner të zi është një alternativë e shkëlqyer për një sy ‘smokey’.

Nëse hija e syve në ngjyrë burgundy tingëllon si diçka jashtë zonës suaj të rehatisë, drejtojuni klasikes së provuar (të cilën edhe Hailey Bieber, mbretëresha e grimit me shkëlqim neutral dhe rozë) dhe zgjidhni një nuancë burgundy në buzë.

Pavarësisht nëse zgjidhni një nuancë intensive mat apo një shkëlqim vaji kremoz, efekti me siguri do të vihet re. Përshtatni skuqjen në të njëjtën nuancë dhe jeni gati – shkopi shumëpërdorues për buzët dhe faqet është zgjedhja më e lehtë dhe më elegante.

Ka shumë mënyra për të bërë grimin në ngjyrë burgundy dhe për t’u dukur sensacionale.