LifeStyle

Këto 5 sende nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet

A keni menduar ndonjëherë për faktin se kur zbrazni ujin në  WC, grimcat e vogla të përmbajtjes së tij përhapen nëpër dhomë? Këto grimca kapen pas gjithçkaje në ajër dhe qëndrojnë aty.  Për shembull, një furçë dhëmbësh futet direkt në gojë dhe nuk është e përshtatshme të lejosh që bakteret të grumbullohen në të, gjë që do të ndodhë nëse ajo lihet jashtë, mbi lavaman. Prandaj është më mirë ta mbani në dollap. Ja edhe gjërat e tjera që këshillohet të mos i mbani në tualet. 

Furçat për grim

Ato vendosen  në kontakt me lëkurën dhe nëse ekspozohen ndaj nxehtësisë dhe lagështisë, do të ketë shumë baktere mbi to, dhe kështu mundësia për t’u prekur nga sëmundjet e lëkurës është më e madhe.

Makinë rroje

Lagështia e vazhdueshme mund të shkaktojë ndryshkjen e shpejtë të tehut dhe sigurisht që nuk duam ndryshk në lëkurën tonë. Pas përdorimit, lani mirë briskun nën ujë të nxehtë, thajeni mirë dhe ruajeni në dollap.

Peshqir

Nuk është tualeti pjesa më e ndotur e banjës, janë peshqirët. Për shkak të lagështisë së vazhdueshme, ato janë inkubatorë për bakteret dhe kërpudhat, duke përfshirë Escherichia dhe Salmonella. Ndryshojini sa më shpesh të jetë e mundur dhe thajini mirë pas larjes përpara përdorimit të radhës. Mos i mbani ato të pastra në banjë, përveç nëse janë në dollap.

Barnat mjekësore

Shumë nga barnat mjekësore duhet të ruhen në temperaturë dhome, por edhe sa më larg lagështirës, sepse përndryshe e humbasin efektin. Tualeti është vendi më i prirur për të pasur temperaturë të lagësht dhe vendi më i varfër për të ruajtur ato sende që kërkojnë thatësirë të plotë.

Vitaminat

T’i mbash vitaminat në banjë është gjithashtu t’i kesh të ekspozuara ndaj lagështirës dhe të ngrohtit. Edhe nëse i ke të fshehura në dollapin e ilaçeve, sërish tualeti nuk është vendi ideal për to.