Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i pastër, ekspertët paralajmërojnë se kjo shpeshherë ka pak lidhje me të vërtetën.
Dr. Courtney Swan thotë se markat e vajit të ullirit nuk janë as afër të njëjtës cilësi dhe se deri në 80 % e produkteve nuk kanë asnjë lidhje me atë që shkruhet në to.
“Edhe nëse në shishe shkruhet se është 100 për qind vaj ulliri, kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht kështu sepse prodhuesit dhe shitësit me pakicë shpesh shtojnë vaj sojë, vaj kanola dhe vaj luledielli në vaj ulliri për të kursyer para”, thotë Swan.
Por si ta kuptoni se vaji i ullirit është vërtet i pastër?
“Dy gjëra janë karakteristike.
Kur e derdhni, duhet të jetë në ngjyrë jeshile shumë e errët , dhe kur ta shijoni, shija duhet të jetë jashtëzakonisht e mprehtë – thotë doktori.