ShowBizzz

Këto janë 6 rregulla për jetën, të cilat duhet t’i mbani përherë parasysh

1. Dashuria për veten rregullon gjërat që të tjerët i thyejnë. Raportet me njerëzit e tjerë shpesh bëhen tëngatërruara dhe përfundojmë të lënduar, ama në fund të fundit nuk duhet të mungojë asnjëherë dashuria për veten. Është e vetmja që mbetet pas çdo momenti trishtimi dhe duhet të shërbejë për të mbyllur plagët që lënë të tjerët.

2. Bëni paqe me të kaluarën, ose do të shkatërroni të tashmen tuaj. E shkuara shpesh bëhet një pengesë e fuqishme e progresit tonë, pasi ngecim në të dhe nuk përqendrohemi në të tashmen, e aq më pak në tëardhmen dhe në gjërat që na presin. Ndaj duhet ta heqim mendjen nga e shkuara, ta pranojmë atë që ka ndodhur si diçka që nuk kthehet më dhe të ecim përpara.

3. Çfarë mendojnë të tjerët për ju nuk është problemi juaj. Nuk duhet të shqetësoheni aspak për opinionin e të tjerëve për ju. Është normale që të keni kritika dhe sigurisht duhet t’i përdorni për t’u përmirësuar, ama kur këto kritika vijnë nga persona që nuk ju duan të mirën, mos i merrni shumë parasysh. E sigurtëjua thonë për t’ju mërzitur, pasi kjo gjë i lumturon.

4. Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tuaj. Jeni ju që vendosni për të. Mos lejoni që të tjerët tëndikojnë në lumturinë tuaj. Nëse keni pranë persona toksikë që ju mërzisin, bëni mirë të distancoheni prej tyre dhe të përfshiheni në grupe shoqërore ku do të ndiheni vetvetja dhe do të ndiheni mirë. Vendimet tuaja vendosin në fund të fundit lumturinë tuaj.

5. Të menduarit shumë ndërlikon gjithçka. Më kujtohet një thënie e Konfucit: “Jeta është në fakt e thjeshtë. Jemi ne që këmbëngulim për ta bërë të ndërlikuar”. Kjo gjë shpjegon gjithçka. Nuk duhet t’i ndërlikojmë gjërat që në thelb janë shumë të thjeshta. Sa më shumë t’i ndërlikojmë ato, më shumë do tëstresohemi dhe kjo nuk është në favorin tonë.

6. Qëndrojini larg njerëzve toksikë, nëse keni pranë persona të tillë. Siç edhe e përmendëm më sipër, njerëz të tillë ju përcjellin vetëm energji negative dhe nëse doni të mos mërziteni, e mira është t’i mbani larg.