Kuriozitete

Këto janë arsyet e çuditshme që shqiptarët i kanë dhë fund marrëdhënieve

Arsyet e ndarjes mund të jenë të dhimbshme, por në disa raste, edhe të çuditshme. Dje pyetëm ndjekësit në llogarinë e Anabel në Instagram se cila është arsyeja më e çuditshme që i kanë dhënë fund një marrëdhënieje dhe na u përgjigjën kështu:

“Më tradhtoi”

“Ishte kalama”

“S’e mora vesh as vetë”

“Mora 6 në provimin e matematikës. Ai më pyeti se ç’kisha bërë gjithë muajin dhe më la”

“Më këndonte në vesh dhe sa herë hante, kishte njolla në bluzë”

“Ishte në depression”

“E donte shumë, po shumë mamin”

“Përmasat e penisit”

“La shtatzënë shoqen time të ngushtë”

“Ishte i martuar”

“E kapa në Tinder dhe më tha që e kishte hapur për punë”

“Nuk donte të më mbante dorën në publik”

“Ishte shumë i ngjitur”

“Ishte materialist”

“Për shkak të besimeve të ndryshme”

“Se e kisha hequr nga pin chat-et në WhatsApp”

“Sepse ai është Gaforre”

“Më la seen një mesazh”

“S’dinte të vishej. Më vinte turp kur dilja me të”

“U zhduk papritur”

“Kishte frikë të ngiste makinën”

“Më tradhtoi për ditëlindje”

“Ishte ende i lidhur me ish-in”

“Nuk rënkonte”

“Më kërkonte lekë”

“Se dola në club”

“Ashtu u zgjova në mëngjes dhe mendova që të ndahem”

“Më pa në ëndërr sikur e tradhtoja”

“Sepse shkova në palestër”

“Më kërkoi të merrja kredi që të shlyeja borxhin e atij”

“Ishte gay dhe donte të fejohej me një vajzë që të mos binte në sy”

“Nuk më kundërshtonte kurrë!”

“Donte fëmijë. Unë isha 20 vjeç, ajo 18”

“Më la se shihja filma vizatimorë”

“Tallej me peshën time. Bëra debat dhe s’i fola më”

“Ishte shumë i shkurtër”

“Kishte qejf motrën time dhe meqë s’u lidh dot me të, u lidh me mua”

“Më kërkoi të mos rrija më me shokun e ngushtë”

“Një shoqja ime u nda sepse ai nuk veshi bluzën që i tha ajo të vishte”