ShowBizzz

Këto janë bizneset që po përfitojnë pamëshirshëm në emër të VIP-ave shqiptar

Në rrjetet sociale po përhapet me shpejtësi një trend shqetësues: përdorimi pa leje i imazheve të figurave publike për të shitur produkte të bukurisë dhe dobësimit.

Kjo praktikë, që për shumëkënd mund të duket e pafajshme, është në fakt një shkelje e rëndë e privatësisë dhe e të drejtës së autorit.

Ndër emrat më të njohur që kanë rënë pre e këtij mashtrimi është moderatorja e njohur Arbana Osmani. Ajo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje publikut të mos bjerë pre e këtyre reklamave të rreme dhe të raportojë faqet që abuzojnë me emrin dhe imazhin e saj, shkruan “Kosovarja”.

E fundit është ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Edhe ajo është shfaqur në reklama të rreme që promovojnë suplemente për humbje peshe, pa pasur asnjë lidhje me to.

Rritja e rasteve të tilla ka shtuar kërkesat për ndërhyrje nga institucionet përkatëse dhe për një kuadër ligjor më të fortë që mbron figurat publike nga keqpërdorimi i imazhit të tyre.

Deri atëherë, mbetet në dorën e publikut të jetë i vëmendshëm dhe mos t’i besojë gjithçkaje që sheh online.



ks