Përgjithësisht, çdo histori e re dashurie që lind projektohet që të zgjasë përgjithmonë. Qoftë kjo një lidhje e thjeshtë, një fejesë, bashkëjetese apo martesë, të dy partnerët kërkojnë që romancë të zgjasë pse jo gjithë jetën. Por, një këshilltare e raporteve në çift dhe martesave, e njohur si Kim Polinder thotë se ka një kohë apo periudhë të zakonshme kur partnerët duhet të kenë vëmendjen absolute ndaj çdo detaji, pasi ndarja mund të jetë pas derës.
Sipas Kim, një nga këto periudha të zakonshme mes 3, 7, 11 ose 15 vitesh.
Ajo thotë se kur një martesë ose një marrëdhënie afatgjatë përfundon brenda kufirit 3-vjeçar, çiftet “në përgjithësi nuk kanë mësuar se si të zgjidhin konfliktet. “Konfliktet nga marrëdhëniet e kaluara dalin në sipërfaqe sapo kalon faza e muajit të mjaltit,” thotë ajo.
Marrëdhënia ka tendencën që të jetë në gjendje pauzë pas shtatë vitesh, sipas Kim. Kjo pasi partnerët fillojnë të vënë në dyshim zgjedhjet e tyre të jetës për të parë nëse ata po shkojnë në drejtime të njëjta, kanë qëllime të përbashkëta dhe plot detaje të tjera.
Deri në vitin e njëmbëdhjetë ose të dymbëdhjetë, çiftet dinë nëse kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të kaluar “fazën e të qenit pezull” për të forcuar lidhjen e tyre. Ndërsa, kur një çift hyn në vitin e pesëmbëdhjetë të marrëdhënies dhe ende ka mosmarrëveshje të pazgjidhura, atëherë partnerët duhet të kuptojnë se kanë harruar se kanë qenë dikur miq apo kolegë të afërt me njëri-tjetrin për të arritur në raportin që kanë sot.
Në këtë pikë të marrëdhënies së tyre, ata më mirë do të jetonin si “shokë dhome”. Këshilltarja e martesave thotë se çiftet në një lidhje afatgjatë, nëse akoma nuk i kanë gjetur “telat” në raportin e tyre, me siguri nuk kanë ditur të bëjnë lëvizjet e duhura.
Katër shenja që tregojnë nëse do të ndaheni ose jo:
-Kritika toksike: Kur një çift është jashtëzakonisht kritik dhe shpesh fajëson njëri-tjetrin për gjërat që gjithmonë i bëjnë ose asnjëherë nuk i thonë, atëherë ky është një flamur i kuq për një ndarje të mundshme me kalimin e kohës.
-Përbuzja: Kjo shprehet me psherëtima, rrokullisje sysh, tallje me njëri-tjetrin etj.
-Mbrojtja: Kur çifti justifikon veprimet respektive pa marrë përgjegjësi, ky është një sinjal jo i mirë për raportin mes të dyve.
-Mbyllja në vetvete: Një praktikë toksike ku njëri nga partnerët zgjedh heshtjen dhe asnjë reagim apo bisedë me partnerin/en, pra një shpërfillje totale që mund të çojë deri në ndarje.