Ju mbase e dini se gjatë një vale të vapës duhet të shmangni aktivitetet e rënda në natyrë, të siguroheni që ajri juaj i kondicionuar të funksionojë, të mbroni veten me krem kundër diellit dhe të pini shumë lëngje
Megjithatë, nuk rekomandohet pirja e çfarëdo lëngu gjatë ditëve më të nxehta.
Ekspertët thonë se ka disa pije që duhet t’i shmangni gjatë valës së të nxehtit për të reduktuar rrezikun e efekteve anësore, transmeton Bestlife.
Alkooli
Edhe pse një birrë e ftohtë duket si një ide e mrekullueshme gjatë vapës më të madhe, ekspertët pajtohen se pirja e alkoolit gjatë valës së të nxehtit është zgjedhja më e keqe. Alkooli është një diuretik i provuar, që do të thotë se rrit prodhimin e urinës dhe kështu largon ujin nga trupi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për birrën, e cila dehidraton trupin. Dhe nëse punoni jashtë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshillon të mos pini alkool “brenda 24 orëve pas punës në vapë, pasi mund të “rrisë rrezikun e goditjes nga nxehtësia”. Për më tepër, sipas Flushing Hospital, “temperatura e trupit rregullohet nga hipotalamusi. Alkooli do të bëjë që hipotalamusi të ngadalësohet, kështu që nëse trupi është tashmë i nxehtë për shkak të nxehtësisë, efektet e alkoolit do ta bëjnë trupin të mendojë se është edhe më i nxehtë.”