LifeStyle

Këto ushqime nuk duhet ti konsumoni kur jeni në punë

 Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo ditë lehtësisht mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë.

Nutricionistja Susie Burrell thotë se femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit. Por si duhet ta shmangim?

Jo fruta të thata dhe arra
Dhe pse ato janë të shëndetshme, Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë, dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra.

Biskotat
Dhe biskota më e thjeshtë mund të mbajë deri në 100 kalori për 3-4 gram. Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”, thotë Susie.

Kafe me qumësht
Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës. Por ndryshe nga kafja e zezë apo çaji, kjo lloj kafeje me qumësht shton edhe 80-100 kalori më shumë.