
Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Saberi i Artë 2024”, në Kampin Vrellë Prishtinë nga sot deri në 25 nëntor 2024.
Stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie.
“Ai do të përfshijë rreth 600 personelë dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, si dhe në rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore. Banorët vendas mund të presin kështu një rritje të përkohshme të trafikut rrugor. Golden Saber 2024’ është një tjetër demonstrim i prekshëm i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, bën të ditur KFOR-i.