ShowBizzz

​Khloe Kardashian tregon kush e mbylli vetëm në dhomë para Krishtlindjes

Nënat mbajnë barrën e krijimit të magjisë së Krishtlindjes gjatë festave, ndërkohë që mbajnë edhe shtëpinë, gatuajnë dhe blejnë dhurata.

Khloe Kardashian zbuloi se nëna e saj Kris Jenner dikur e kishte mbyllur në një dhomë për ta ndihmuar me përgatitjet.

Atë kohë Khloe ishte e vogël dhe Kris Jenner i kishte kërkuar ndihmë për të përgatitur dhuratat për festë, transmeton KosovaPress.

Në podkastin “Khloé në vendin e mrekullive”, Khloe konfirmoi se kjo kishte ndodhur kur nëna e saj ishte e martuar me Robert Kardashian.

“Mamaja ime më bënte gjithmonë ta ndihmoja. Ajo më detyroi të ngjitesha në papafingo dhe të mbështjellja të gjitha ato dhurata. Më ke mbyll atje“, i tha Khloe nënës së saj që gjithashtu ishte pjesë e podcastit.

Kjo e fundit pranoi se blinte dhurata për Krishtlindje qysh në qershor ose korrik, por kur vinte puna për t’i mbështjellë të gjitha, ndonjëherë kishte nevojë për ndihmë.

Të Ngjashme