
Kiara ka postuar një seri fotosh të reja nga festa e mbajtur dy ditë më parë kur prindërit e saj festuan 30 vjetorin e martesës. Kiara kishte veshur një fustan të verdhë nga Valdrin Sahiti, me të cilin ka bashkëpunuar edhe herë të tjera.
Me këtë rast moderatorja postoi një foto me tre fustanet e Valdrinit që ka veshur kohët e fundit dhe pyeti fansat se cili prej tyre i pëlqen më shumë. Por nga fotot vihet re se Kiara merr gjithmonë të njëjtin pozicion kur pozon.
Me duart në bel dhe një këmbë përpara, kjo është poza që Kiara merr për t’i bërë fotot të duken më bukur.