
Mbrëmjen e sotme Kiara Tito ka bërë publik projektin e saj më të ri me të cilin tregoi se ka punuar prej kohësh tashmë.
Ajo sapo ka lançuar linjën e saj të rrobabanjove, por ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen janë modelet e tyre që mesa duket janë parë edhe më herët.
Më pas në një foto të postuar nga Fatma Haxhialiu tek kishte veshur rroba banjo, ndërsa ndjekësit menduan se po reklamonte linjën e Kiarës.
Ndaj, gazetarja ka bërë një postim ku ka sqaruar se këto rroba banjo i ka prej dy vitesh tashmë:
“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani.”
Siç shihet dhe nga fotoja, rrobat janë njësoj. Tashmë pritet që fjalën e fundit për këtë rastësi ta ketë Kiara.