ShowBizzz

Kiara Titon e “tradhton” veshja, foto e moderatores me barkun e rrumbullakosur

Prej muajsh po flitet që Kiara është në pritje të ëmbël, madje, madje i kanë zbuluar edhe gjininë e bebit, por deri më tani asnjë konfirmim nga vetë moderatorja dhe partneri i saj, Luizi nuk ka ardhur.

E derisa ata të konfirmojnë këto “thashetheme” ne po vazhdojmë të bëjmë punën tonë si ‘investiguesë’. Kiara është duke moderuar “Dancing With The Stars Fan Club” dhe që prej puntatës së parë të këtij emisioni dhe deri më tani, ajo është shfaqur me rroba të gjera dhe me skaletën para barkut, epo kjo do të thotë që po përpiqet të “fshehë” diçka.

Sot, një tjetër foto e Kiarës na ka mbushur mendjen që është në pritje të ëmbël. Ndonëse  është përpjekur të fshehë barkun nën këmishën e gjerë, lëvizja që ka bërë e ka “tradhtuar” paksa, duke treguar kështu formën e barkut të rrumbullakosur.

Më poshtë po vendosim dhe foton dhe shiheni vetë, a jeni në të njëjtin mendim si ne?

 


NewsBomb