ShowBizzz

Kiara tregon për përjetimet e shtatëzanisë: “Luizi ka shumë merak, unë po e shijoj”

Luizi dhe Kiara po përjetojnë për herë të parë pritjen e ëmbël, e sakaq ata kanë treguar ndjesitë e tyre.

Ne një intervistë gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”, çifti i shumë-përfolur u shprehën se po e shijojnë shumë këtë periudhë.

Kiara tregoi se ndihet shumë mirë dhe po i shijon çdo moment i shtatëzanisë, ndërsa Luizi është ai që sipas saj ka më shumë merak.

Luizi: Normal që ka ato sikletet e veta, mos bëj këtë mos bëj atë, përkujdesja është 10-fish më e madhe. Si Kiara si unë jemi të rinj në këtë gjë, po e përjetojmë bashkë çdo emocion, është e jashtëzakonshme!

Kiara: Luizi më thotë gjatë gjithë kohës ‘kujdes këtë, kujdes atë’, unë ndërkohë jam shumë rehat.



lokimagazine