ShowBizzz

Kida, MC Kresha dhe Lyrical Son sjellin këngën e re “Fluturu”

Kida, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Fluturu” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me reperin Elinel, gjersa për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.

Videoja ndërkohë është realizuar nga Sekuencë.

Kënga e tyre tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Orhidea Latifit (emri i vërtetë).

Të njëjtit janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte gjatë kësaj periudhe.

Kida vlen të ceket se ka lansuar edhe dy projekte në këtë verë: “Uru” dhe “Forever Together” me Mozzik.