ShowBizzz

Kida ndërroi “look” por ne na mbeti mendja tek ai që po ja përkëdhel flokët e reja

Pak kohë më parë në rrjetet sociale bëri bujë një foto e këngëtares Kida krah një mashkulli me të cilin po kalonte pushimet në Ulqin.

Asokohe u përfol se djali në fjalë ishte i dashuri i këngëtares, një shqiptar i cili prej vitesh jeton në Dubai.

Ndërsa aktualisht Kida ndodhet po në Dubai për xhirimet e klipit të ri, ndërsa nga atje ka ndarë një video në InstaStory ku duket edhe dora e djalit që i përkëdhel flokët.

Por, vetëm kaq! Imazhi i personit në fjalë nuk është kapur nga Kida.

Nga ana tjetër, jo pak herë e kemi parë edhe artisten të vizitojë këtë destinacion dhe jo pa arsye.