Thashethemet për një romancë mes Kim Kardashian dhe pilotit britanik të Formula 1, Lewis Hamilton, janë rikthyer pasi në rrjetet sociale u publikua një fotografi ku ata shihen duke u puthur nën Kullën Eiffel.
Të lidhura
None found
45-vjeçarja publikoi në Instagram një album me pamje nga udhëtimi i saj në Evropë, duke përfshirë Spanjën, Italinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Një prej imazheve tregon Kardashian dhe Hamiltonin, 41 vjeç, në një varkë në lumin Sena, teksa shkëmbejnë një puthje dhe në sfond duket Kulla Eiffel e ndriçuar. Postimi u shoqërua me flamujt e katër vendeve dhe një emoji ylli.
Albumi përmbante edhe ftesa VIP për koncertin e Celine Dion në Paris, një darkë për dy persona si dhe një selfie të realizuar në një pistë garash, ku Hamilton shfaqet në drejtimin e një makine.
Përmbajtja e publikuar nga Kardashian ngjason me fotografitë që Hamilton kishte ndarë disa ditë më herët, duke ushqyer më tej dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.
Zërat për një lidhje të mundshme nisën në shkurt të vitit 2026, kur Kardashian dhe Hamilton u panë së bashku në Paris. Më 2 shkurt, TMZ publikoi një video ku të dy shfaqeshin duke zbritur nga i njëjti SUV, pasi kishin mbërritur në një hotel në kryeqytetin francez.
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë një njohje që zgjat prej më shumë se një dekade. Ata ishin fotografuar së bashku edhe në ceremoninë GQ Men of the Year në vitin 2014, ku Kardashian kishte marrë pjesë në shoqërinë e bashkëshortit të saj të atëhershëm, Kanye West.
