ShowBizzz

Kim Kardashian sërish pjesë e kinematografisë me rolin e veçantë

Kim Kardashian do të luajë rolin e një avokateje të famshme divorcesh në një serial të ri.

Burime për “TMZ” thonë se roli i Kim është frymëzuar nga Laura Ëasser e cila njihet në Los Anxheles si avokatja e divorceve të VIP-ave të rëndësishëm. Laura është marrë me divorcin e Kim nga Kanye, por lista e klientëve të saj të famshëm është edhe më e gjatë. Në të përfshihen Kris Jenner, Ariana Grande, Ryan Reynolds, Angelina Jolie, Kevin Costner, Britney Spears, Heidi Klum dhe Christina Aguilera, por këta janë vetëm disa.

Deadline” zbulon se Kim do të jetë një avokate seksi që punon në Los Anxheles në një firmë ligjore vetëm me femra. “Hulu” do të transmetojë seritë dhe flitet për një numër të madh të tyre, edhe pse nuk është bërë i ditur numri i saktë i episodeve.

Duket se roli i përshtatet Kim sepse edhe në të vërtetë ajo po studion për avokati dhe po përgatitet për testin përfundimtar.

Tashmë aktrimi është një tjetër fushë në të cilën ajo po eksploron. Kim pati një sezon të suksesshëm në sezonin e fundit të “American Horror Story: Delicate” dhe do të jetë aktore dhe producente e një filmi në Netflix, “The Fifth Wheel”.