Opinione

Kina, sipas një pedagogu kinez në Harvard!

Ditmir Bushati këtë javë në “Public Square” bisedon me Gangzheng She, profesor në Pekin dhe studiues në Harvard.

Bushati i thotë se është hera e parë që në këtë podcast është me një studiues kinez dhe bashkë folën për mënyrën si Kina e sheh rendin e ri botëror, marrëdhëniet e saj me SHBA-në, Rusi-në, Indinë, si dhe qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Për Ukrainën, profesori tha se nuk duhet as të nënvlerësohet, as të mbivlerësohet roli i Kinës. Pekini kërkon zgjidhje politike dhe armëpushim, por nuk është e interesuar të ndërhyjë drejtpërdrejt.

Po a po përpiqet Kina të dërgojë sinjale dhe të portretizohet si mbrojtësja e rendit në botë?

“Kina po portretizohet si vendi mbrojtës dhe zbatues i një rendi ndërkombëtar të drejtë që mbështetet tek OKB-ja. Këtë ka pretenduar Kina se po bën në vitet e fundit. Unë mendoj se kjo ka dy dimensione. Një dimension është që e gjitha kjo është vijimësi e asaj që ka bërë Kina, ose të paktën e asaj që vetë Kina beson se ka bërë që prej themelimit të Republikës Popullore. Ajo po përpiqet të promovojë sloganin për shembull për sovranitet dhe barazi midis të gjithë shteteve, dhe më pas të ndihmojë SHBA-të që të luajnë një rol qendror në zgjidhjen e të gjitha sfidave globale dhe sfidave rajonale. Pra, ka një vijimësi në këtë linjë”, tha profesori.

Dëgjo podcastin e plotë

/tiranapost

Të Ngjashme