Bota

Kiritimati, vendi i parë ku Viti i Ri mbërriti

Ishulli Kiritimati ka hyrë i pari në Vitin e Ri, duke u renditur zyrtarisht si vendi që e përshëndet më herët ndërrimin e viteve në të gjithë globin. Ky ishull i përket shtetit të Kiribatit, një vend i vogël në Paqësor, i shtrirë në jug të Havait dhe në veri-lindje të Australisë.

Kiribati u shpall shtet i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe përbëhet nga një arkipelag me rreth 116 mijë banorë. Edhe pse gjeografikisht ndodhet shumë pranë Havait, për shkak të zonës kohore, vendi e feston Vitin e Ri plot një ditë më herët.

/tiranapost

Të Ngjashme