Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuarit Nikolla Agolli dhe David Prifti, të akuzuar si autorë të dyshuar të plagosjes me armë zjarri pak ditë më parë të Brian Syzos, pas një konflikti me motiv hakmarrjeje. Seanca e masës së sigurisë zgjati dy orë, u mbajt me dyer të mbyllura dhe përfundoi në orët e para të pasdites së sotme.
See also Nis protesta për ujin e pijshëm në Vlorë! Qytetarët përplasen me policinë, hedhin letra higjienikeBurime nga gjykata bëjnë me dije se gjatë seancës për masën e sigurisë, autori Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe Brian Syzos. Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga Briani dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe që ai të ndalonte sulmin.
See also Emocione të thella dhe energji pozitive, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, ka thënë autori.
Sa i përket të arrestuarit tjetër, David Prifti, ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmisë së dhënë në seancë, Davidi është shprehur se nuk ka gisht në këtë ngjarje.
