Kjo është një nga të paktat bimë që përmban acid yndyror omega 3, i cili është i rëndësishëm për të ruajtur shëndetin mendor.
Ndër të tjera përmban beta-karotenë, vitaminë C, minerale si magnezi, potas, hekur dhe kalcium.
Po ashtu bima në fjalë, e cila quhet burdullak, përmban vitaminë B1, B2, B3, acid folik dhe fosfor.
Në sajë të vetive të saj, kjo bimë shërben kundër dhimbjes së kokës, gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve, për të ndaluar hemorragjinë dhe për pastrimin e trupit.
Gjithashtu burdullaku përmban një sasi të madhe uji dhe ka një shije të ngjashme me spinaqin, por pak më e ithët.
Mund të konsumohet si sallatë e gjallë, në byrek, por edhe e zier, shkruan noa.al.
Një mënyrë si mund ta konsumoni burdullakun, është ta shoqëroni me tre thelpinj hidhur, pak uthull molle dhe pak piper të zi.
Burdullakun priteni në copa 2.5 centimetër dhe hidheni në një enë xhami.
Shtoni sipër thelpinjtë e hudhrës të grirë imët dhe piperin.
Më pas shtoni uthull molle sa të mbulojë gjithë sasinë dhe mbylleni enën.
Ruajeni në frigorifer për dy javë dhe më tej mund ta hani si një sallatë perfekte.