ShowBizzz

Kjo është arsyeja pse Maria de Filippi u vesh me të bardha në funeralin e Silvio Berlusconi-t

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë të ngushtë politikë, krerë shtetesh, figura të njohura të televizionit italian, por edhe të botës së futbollit u bënë bashkë ditën e djeshme në Duomo-n e Milanos për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Mes tyre ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e prezantueses legjendare të “Uomini e Donne”, Maria De Filippi.

61-vjeçarja, e cila pak muaj më parë humbi bashkëshortin, Maurizio Costanzo, u shfaq në ceremoninë mortore e veshur me pantallona të zeza, atlete dhe këmishë të bardhë, duke thyer kësisoj protokollin e veshjeve per funeralet shtetërore.

Sipas gazetares së “Tg5” Elena Guarnieri, Berlusconi kishte një marrëdhënie të gjatë shoqërore me Marian dhe i këshillonte gjithmonë të vishej me të bardha pasi i nxirrte në pah tiparet dhe e bënte të dukej elegante në ekran, si dhe jashtë tij.

Pasi i shprehu ngushëllimet bashkëshortes së Berlusconi-t, Marta Frascina, De Filippi u shfaq gjatë gjithë kohës pranë Silvia Toffanin, gruas së Pier Silvio Berlusconi-t, me të cilën ndan të njëjtin televizion.