ShowBizzz

Kjo është arsyeja që Loredana nuk do të performojë në Sunny Hill Festival

Këngëtarja shqiptare, Loredana ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të mund të marrë pjesë në festivalin Sunny Hill këtë vit për arsye personale.

Ajo ka shprehur keqardhje që nuk do të jetë e pranishme, por gjithashtu ka treguar mbështetje të madhe për festivalin dhe artistët që do të performojnë.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Kosova më në fund po organizon një nga festivalet më të mëdha në Evropë,” shkroi ajo, duke shtuar se është krenare që shikon artistë të mrekullueshëm të performojnë atje.

Loredana uroi të gjithë pjesëmarrësit të kalojnë bukur dhe i ftoi të kenë edhe pak argëtim për të.

“Ju uroj gjithë të mirat nga zemra, shijojeni festivalin deri në maksimum dhe ju lutem, argëtohuni edhe për mua!”, përfundoi ajo.



ks