Kënga “Erdh Bajrami” nga Shyhrete Behluli mbetet një nga projektet më të njohura festive në repertorin e saj, shkruan “Kosovarja”.
Në videoklipin e kësaj kënge, vëmendje të veçantë merr edhe një bakllava e përgatitur me shumë kujdes, që i shton atmosferës tradicionale të festës.
A e ka gatiar vetë këngëtarja? Edhe pse nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë për këtë detaj, elementet e klipit reflektojnë një ambient familjar dhe tradicional.
Ndryshe, Shyhrete Behluli njihet jo vetëm për kontributin e saj në muzikën popullore, por edhe për përkushtimin ndaj jetës familjare. Në rrethin e saj, ajo konsiderohet një zonjë e aftë edhe në kuzhinë, duke ruajtur traditat e gatimeve shqiptare.

