ShowBizzz

Kjo është banorja e parë që largohet nga “Big Brother VIP Kosova”

Të premten është larguar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja Brikenda rezultoi më e votuara për të dalë nga votimi, ku të nominuar ishin gjashtë persona.

Në nominim ishin edhe: Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi, Shqipe Hysenaj dhe Yll iDervishi (Buci).

Me këtë rezultat, Brikenda u bë banorja e parë e këtij edicioni që largohet nga gara.

Edhe pas arritjes në studio, fati nuk ishte në anën e saj, pasi ajo pati vetëm një biletë një-drejtimëshe.

Përgjatë këtyre dy javëve qëndrimi, Brikenda u shqua si një vajzë e urtë dhe mjaft e pëlqyer nga shikuesit për pozitivitetin e saj.



lokimagazine