Bota

Kjo është Ekaterina, gazetarja që do sfidojë Putin-in në zgjedhjet e ardhshme

Në Rusi një grua që ka vendosur të sfidojë Vladimir Putinin në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024. Quhet Ekaterina Duntsova. Ajo është 40 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe ka dy diploma, njëra për drejtësi dhe tjetra për gazetari.

Kjo është Ekaterina, gazetarja që do sfidojë Putin-in

Kjo është Ekaterina, gazetarja që do sfidojë Putin-in

Ekaterina jeton në qytetin Rzhev.

Ajo e ka marrë vendimin. Do kandidojë përballë Putin dhe ka hedhur hapat e parë drejt garës.

Në faqen e saj shkruan se dëshiron t’i japë fund luftimeve, të fillojë reformat demokratike dhe të punojë për lirimin e të burgosurve politikë. Më 17 dhjetor arriti të mbledhë 500 mbështetës, siç e kërkon ligji. Dhe tani për të zyrtarizuar kandidaturën e saj do të duhet të mbledhë të paktën treqind mijë firma. Një sfidë që nuk është aspak e thjeshtë, në një vend ku nuk mund të flitet lirisht për një program pacifist.

Kjo është Ekaterina, gazetarja që do sfidojë Putin-in

“Shumë njerëz duan paqen për vendin tonë: duan të jetojnë në një komb të lirë, ku mund të shprehin mendimet e tyre pa frikë. Kemi pyetur veten se kush mund të kandidojë në zgjedhje, duke qenë se dikush është në burg, dikush tjetër është nën ndjekje penale ose është larguar nga vendi. Është e trishtueshme të mbërrish në zgjedhjet e marsit duke e ditur tashmë se kush do të fitojë. Mes nesh ka shumë njerëz që besojnë në procesin zgjedhor. Prandaj, me disa aktivistë lindi ideja: pse të mos nominoni një grua? Dhe disa nga kolegët e mi filluan të thonë: Katya, ti ke cilësitë e nevojshme”.

Kjo është Ekaterina, gazetarja që do sfidojë Putin-in

Duke pasur parasysh se çfarë u ka ndodhur kundërshtarëve të Putin dhe Navalnyt që ndodhet ende në burg, a ka ajo frikë?

“Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet. Ne e shohim se çfarë po ndodh rreth nesh. E vetmja mënyrë që të mbrohemi, të paktën formalisht, është t’i bëjmë gjërat në përputhje me ligjin. Do përballemi me problemet kur ato lindin.”



/tiranapost