Lajme

🔥 Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Pejë, ku dy të rinj janë gjetur pa shenja jetë brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se e reja që ka humbur jetën është Maki Bytyqi nga fshati Xerxë e Rahovecit.

Moneytizer Paragrafi 2

Ndërsa viktima tjetër është Endrit Lajqi.

Por, çka thuhet në raportin e policisë për këtë rast të rëndë?

Moneytizer Paragrafi 4

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se trupat e tyre janë dërguar për obduksion dhe se rasti i vdekjes së tyre është duke u hetuar.

“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.