LifeStyle

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Vitet e fundit, veçanërisht që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, janë publikuar shumë sondazhe që kanë dokumentuar nivele alarmante të vetmisë. “Si mund të ndihem më i lumtur?”, është pyetja që bëjnë shumë.

Laurie Santos, e cila ligjëron “shkencën e mirëqenies”, një nga kurset më të njohura në Universitetin e Yale, dhe prezanton “The Happiness Lab”, një podcast që thellohet në shkencën e asaj që i bën njerëzit më të lumtur, thotë se përgjigja për pyetja e mësipërme vendimtare mund të jetë mjaft e thjeshtë.

Gjëja numër një që njerëzit mund të bëjnë për t’u ndjerë më të lumtur, sipas Laurie Santos, është të forcojnë “lidhjet e tyre sociale”.

“Çdo studim i disponueshëm për njerëzit e lumtur sugjeron që njerëzit e lumtur janë më socialë, kalojnë më shumë kohë me njerëzit e tjerë dhe investojnë kohë te miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre”, thekson Santos.

Për të ruajtur lidhjet sociale në jetën tuaj, Santos rekomandon të bëni tre gjëra:

Merrni kohë për të zhvilluar marrëdhëniet personale në jetën tuaj.

Jini të hapur edhe ndaj marrëdhënieve me të huajt: “Ne supozojmë se lidhja me një të huaj do të jetë disi e vështirë ose e çuditshme. Por në fakt të dhënat sugjerojnë se kontakti me njerëz që nuk i njohim dhe krijimi i lidhjeve të reja është më i mirë nga sa presim.”

Bëni pyetje më kuptimplote gjatë bisedave tuaja për të zgjeruar të kuptuarit tuaj për të tjerët, për të mësuar vlerat e tyre dhe për të krijuar lidhje më të thella me ta.