LifeStyle

Kjo është mosha që do t’iu zbrazë më shumë xhepat

Nga martesa te muaji i mjaltit, kuletat tona ndikohen gjithnjë për shkak të ndryshimeve. Jeni kuriozë të dini më shumë për epokën ku do të harxhoni më shumë para?

Nëse keni planifikuar se me të kaluar të 20-at do të keni më shumë mundësi për të bërë para, gjërat mund t’ju dalin jashtë parashikimeve.

Sipas një studimi të kryer nga kompania ClearScore, në moshë 31-vjeçare njerëzit shpenzojnë më shumë. Për studimin e tyre ata intervistuan 3,000 njerëz, ku një pjesë e mirë e tyre kishte shpenzuar më shumë para në këtë moshë. Pse ndodh kështu?

Në këtë moshë, shumica e njerëzve nisin të shpenzojnë para për ngjarje si:
– martesa 27%
– shtëpi e re 25%
– ardhja në jetë e një fëmije 20%
– muaji i mjaltit 14%

Ç’arsye tjetër doni për të kursyer sa më shumë?!