Jad Issa ka lindur me Sindromën Down.
Në një botë që shpesh nxiton të paragjykojë, ai vendosi të dëshmojë se dashuria e një babai është më e fortë se çdo barrierë.
Me durim, përkushtim dhe butësi, ai rriti djalin e tij, Saderin, një djalë i shëndetshëm, kureshtar dhe plot ëndrra…
Babai i Saderit u përpoq ta rriste djalin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme – dhe ia arriti.
Fëmijëria e tij ishte e mbushur plot dashuri dhe mirësi, sepse babai gjithmonë përpiqej t’ia bënte jetën si të çdo fëmije tjetër, madje edhe më të bukur.
E veçanta është kur babai e prezanton Saderin me krenari me njerëzit e tjerë dhe u tregon atyre se, përkundër gjendjes së tij, e ka arritur qëllimin: të rrisë një njeri të mirë, i cili përpiqet të marrë atë që dëshiron.
Kur takon njerëz të tjerë, ky baba u thotë me krenari: “Djali im është mjek!” Sytë e tij të mbushur me krenari dhe gëzim duken sikur thonë: “Po, unë jam me sindromë Down, por e rrita këtë djalë dhe bëra gjithçka me fuqinë time për ta bërë atë mjek dhe të ndihmojë të tjerët.”
I biri, Saderi, është krenar për rrënjët e tij.
Aktualisht, Sader është dentist dhe kujdeset me krenari për njeriun që e solli në jetë!
“Jam krenar për babanë tim. Gjatë gjithë jetës sime, ai ka qenë mbështetja më e madhe. Ishte aty për mua kur kisha nevojë,” – thotë Sader.
“Nëse gjyshja ime do të kishte qenë e bindur për të mos e lindur babanë tim, unë nuk do të isha sot këtu për t’ju treguar këtë histori të jashtëzakonshme,” – thotë Sader, i cili po përpiqet të bëjë një film për familjen e tij.
Historia e kësaj familjeje është shembull i qartë për të na treguar se nuk ka rëndësi çfarë thonë njerëzit ose sa e ndërlikuar mund të duket një situatë – dashuria është e vetmja gjë me rëndësi në këtë botë.
